
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmer ka arritur sot në Shkup ku në aeroport është pritur nga zëvendëskreyeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, raporton Gazeta10.
Gjatë kësaj vizite, Shtajnmejer do të takohet me presindetin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski si dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, e ku bashkë do ta kenë një fjalim para Kuvendit.
Pas një vizite dy ditore në Maqedoninë e Veriut, Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë./ Gazeta10