Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish Sekretari amerikan i Shtetit kritikon ashpër marrëveshjen SHBA – Iran

Gazeta10
18 June 2026 - 14:19

Marrëveshja SHBA – Iran ka marrë shumë kritikë, përfshirë edhe zërat e ashpër në të dyja palët. Por ndërsa Irani dhe SHBA-ja përgatiten për negociatat që i presin, disa nga kritikat më të forta vijnë nga një njeri që ka qenë i përfshirë më parë në këtë proces: ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“E vetmja ‘arritje’ e armëpushimit” shkroi ai në X, “është rihapja e mundshme e Ngushticës së Hormuzit – e cila ishte e hapur para se të fillonte lufta. Dhe me sa duket ne do ta paguajmë Iranin për këtë”.

Kjo është një kritikë e ashpër. Irani mund të përfitojë miliarda dollarë përmes lehtësimeve për shitjen e naftës dhe zhbllokimit të aseteve të ngrira, pa bërë ende ndonjë lëshim real lidhur me programin e tij bërthamor, që është çështja më e rëndësishme, shkruan BBC.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë që informuan gazetarët në Washington dje këmbëngulën se lehtësimi financiar do të varet nga sjellja e Iranit gjatë negociatave.

“Nëse ata sillen mirë – për shembull, nëse na dorëzojnë materialin bërthamor ndërsa jemi të angazhuar në këto negociata përfundimtare – atëherë ne do të lirojmë disa nga asetet e ngrira si përgjigje ndaj kësaj”, tha një zyrtar i administratës.

Pritet që negociatat të jenë të vështira dhe të mbushura me mosmarrëveshje. Dhe të zgjasin dukshëm më shumë se 60 ditë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.