
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një urim për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Në urim, Presidenti Steinmeier ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.
“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet në urimin e Steinmeier.