Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenti Macron: Franca ka pezulluar vizat për Kosovën, Kurti e Osmani ta mbajnë fjalën

Gazeta10
17 October 2023 - 12:42

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në konferencë për medie nga Tirana teksa ka folur për procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë, ka thënë se pret që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe krerët e Kosovës, Kurti dhe Osmani, të jenë të përgjegjshëm në raport me situatën e krijuar.

Presidenti Macron ka thënë se Franca kishte shfaqur besimin e saj sa i përket liberalizimit të vizave, megjithatë thotë se çështja e vizave është pezulluar nga ana e Francës meqë fjala e dhënë nuk po mbahet.

Macron ka thënë se pret angazhim nga Kosova dhe Seriba në mënyrë që të ecet përpara, meqë është kusht i paqes për të gjithë rajonin.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha ai.

Lajmi i publikuar bazohet në deklaratat e përkthyer nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë. Mbetët të vërtetohet nëse fjalët e Macron janë përkthyer saktë meqë përkthimi ka qenë simultant.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.