
Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj i nxituar ta uroj arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e kalimit, ka postuar gabimisht flamurin e Kosovës në Twitter.
Për një moment, ai duke iu referuar Kosovës ka nxjerrë flamurin e Bashkimit Evropian, ndërsa reagimi i ndjekësve ka qenë i menjëherëshëm. Edhe përmirësimi i flamurit nga presidenti nuk ka munguar.
Borell njoftoi sot pasdite se Kosova dhe Serbia janë pajtuar të arrijnë marrëveshje për dokumentet e kalimit mes dy vendeve.
