Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja deklarohet pë masat e BE-së kundër Kosovës, thotë se duhet “të shkojnë”

Gazeta10
13 December 2023 - 12:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen.

Ajo ka thënë se këto masa janë të padrejta.

Osmani në një postim në platformën “X” ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesa për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të shkojnë!”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.