Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidentja në Ballon e Marinsave: Nderuam përkushtimin e sakrificën e grave dhe burrave në uniformë

Gazeta10
05 November 2023 - 21:13

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ishte pjesëmarrëse e Ballos së Marinsave Amerikanë, ku u pa edhe në shoqëri të ambasadorit amerikan Hovenier.

Presidentja, ka ndarë foto nga kjo ngjarje, në të cilën ka shkuar me bashkëshortin e saj Prindonin.

”Mbrëmë, ishim të ftuar në Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë. Faleminderit për shërbimin tuaj!”, shkroi presidentja.

Ky event çdo vit shënohet nga Detashmenti i Marinsave të Ambasadës Amerikane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.