Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani: Ata që mungojnë, janë plaga më e thellë e luftës, drejtësia për ta, premtimi ynë

Gazeta10
27 April 2025 - 17:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën Kombëtare të të Zhdukurve me dhunë, ka thënë se ata që mungojnë, janë plaga më e thellë e luftës.

Drejtësia për ta është premtimi ynë që nuk shuket kurrë.

E plotë:

Ata që mungojnë, janë plaga më e thellë e luftës. Drejtësia për ta është premtimi ynë që nuk shuhet kurrë.Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me dhunë, me dhimbje e respekt të thellë kujtojmë qytetarët tanë të zhdukur me dhunë gjatë luftës nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Secili emër në atë listë është një jetë e ndalur dhunshëm, një familje që pret, një plagë që kërkon shërim, një ankth që nuk shuhet kurrë.Edhe 26 vite pas krimeve të kryera, Serbia refuzon hapjen e arkivave ku gjinden të dhënat për të zhdukurit me dhunë e varrezat masive. Ky refuzim është përseritje e përditshme e krimit, jo vetëm ndaj viktimave, por edhe ndaj familjeve të tyre e ndaj gjithë Kosovës.Prandaj lufta jonë për drejtësi nuk do të ndalet kurrë.Kujtojmë me nderim dhe kërkojmë drejtësi me vendosmëri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.