Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidentja Osmani: Mesazhi im për gratë dhe popullin e Iranit është që kurrë të mos hiqni dorë

Gazeta10
27 September 2022 - 10:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për gazetaren iraniane Masih Alinejad, u ka bërë thirrje iranianëve që të mos heqin dorë nga liritë e tyre, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se lufta për liri kërkon një çmim të lartë për të paguar, e këtë e di më së miri populli i Kosovës.

“Gjithë bota po ju vështron. Mesazhi im për gratë dhe popullin e Iranit është që kurrë të mos hiqni dorë. Kurrë mos hiqni dorë. Ne e dimë sa e vështirë dhe e dhimbshme është, por lufta për liri kërkon një çmim të lartë për të paguar. Ne kemi paguar çmim të lartë në luftën tonë për liri. Jemi me ju derisa të fitoni. Kurrë mos u dorëzoni”, ka thënë Osmani në një video mesazh./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.