
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka pritur në takim ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, raporton Gazeta10.
Nga ky takim, mediat janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për gazetarë.
Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë, thuhet se diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Më pas ministri grek do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të shtroi edhe një drekë pune.
Në fund Dendias do të ketë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla./Gazeta10