Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë vendin tonë

Gazeta10
15 July 2025 - 15:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media nga Riga, me presidentin letonez, Edgars Rinkēvičs, është pyetur edhe për raportet me Serbinë, si dhe lidhjen e saj me shtetin rus.

Osmani tha se Rusia nuk ka ndikim në Kosovë, por që megjithatë, përpiqet të jetë faktor destabilizues përmes Serbisë, si dorë e zgjatur e saj.

Në pyetjen e gazetarit për tensionet e mundshme Kosovë – Serbi, presidentja e hodhi poshtë këtë term, duke thënë se Kosova në vazhdimësi e ka mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial.

“Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën, përfshirë përmes akteve të agresionit. Ne nuk kemi pushtuar apo sulmuar asnjëherë, në asnjë centimetër të territorit të ndonjë fqinji. Çfarë kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë është që mbrojmë pavarësinë dhe integritetin tonë territorial.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.