
Presidentja e vendit Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton Gazeta10.
Me anë të një postimi në Twitter ajo është shprehur se askush nuk bashkëndjen më mirë me Ukraninën se shteti i Kosovës.
“Unë i shpreha Presidentit solidaritetin tonë të plotë. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës”, deklaroi Osmani.
Sipas saj asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë.
“SlavaUkraina”, shkroi ajo./Gazeta10
At times when it matters where you stand, I expressed our full solidarity to President @ZelenskyyUa. No one understands Ukraine’s pain, struggle and resilience better than the people of Kosovo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2023
Nothing can stand in the way of a people’s will to be free. 🇽🇰🇺🇦 #SlavaUkraini pic.twitter.com/tEJ3Q5i57X