
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka dhënë detaje për secilin rast të arrestimit të qytetarëve të Kosovës, të arrestuar në Serbi nën dyshimet për gjoja krime të luftës.
MPJD i ka renditur rastet e arrestimeve nga Serbia:
Sipas të dhënave në posedim të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, shtetasit e Republikës së Kosovës të arrestuar në Serbi nën akuzat për gjoja Krime Lufte, janë si më poshtë:
Në përgjigje thuhet se “MPJD përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otava, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, si sponsorizuese e iniciativës kanadeze që ndalon veprimet e tilla arbitrare të shkaktuara nga shtetet e ndryshme për qytetarët e vendeve tjera, pjesë e së cilës është edhe Republika e Kosovës”, shkruan Dukagjini.
Sipas MPJD-së, shtetasit kosovarë të arrestuar në Serbi janë vizituar rregullisht nga diplomatët të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës.
“Këta shtetas të Republikës së Kosovës të arrestuar në Serbi me akuza për gjoja krime të luftës, janë vizituar rregullisht nga diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, si dhe, sikurse në rastin e z. Nezir Mehmetaj, janë përcjellë të gjitha seancat gjyqësore”, thuhet në përgjigje.
Po ashtu, kjo Zyre sipas MPJD-së i ka njoftuar rregullisht vendet e QUINT-it.
“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, përveç vizitave të rregullta në burg si dhe pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, si dhe komunikimit me familjarët dhe avokatët mbrojtës të tyre, i ka njoftuar rregullisht, përmes shkresave dhe takimeve, misionet diplomatike të akredituara në Serbi, me theks të veçantë ato të vendeve të Kuint-it”, thuhet në njoftim.
Po ashtu kjo Zyrë thuhet se ka kërkuar edhe nga Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë që të njoftohen me rrethanat e rasteve.
“Zyra Ndërlidhëse, po ashtu në secilin rast të arrestimeve të tilla, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë që të njoftohet me rrethanat e rasteve të këtyre arrestimeve, duke kërkuar sqarime konkrete për arsyet e arrestimeve si dhe trajtimin që autoritetet serbe e aplikojnë ndaj tyre”, thuhet në përgjigje.
Tutje MPJD ka kërkuar nga ndërkombëtarët të marrin hapa konkret në mënyrë që shtetasit e Kosovës në Serbi të lirohen sa më shpejt.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dënuar ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të tyre dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thonë nga MPJD.