Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prindërit e zemëruar: Nuk e kërkojmë fajtorin, por duam që mësimi të fillojë (Video)

Gazeta10
26 September 2022 - 13:41

Dhjetëra prindër të shoqëruar nga fëmijët e tyre kanë protestuar sot në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Fatbardha Sheholli, Përfaqësuese e Këshillit të Prindërve ka thënë se janë humbur shumë orë të mësimit dhe kjo është e tepërt, raporton Gazeta 10.

“Kemi humbur shumë. Kemi humbur 26 ditë. Po të humbum 26 orë është shumë se lëre më 26 ditë. Kemi humbur orë edhe gjatë kohës së pandemisë. Sot jemi ardhë në oborrin e shkollës. Fajtorin nuk jemi duke e kërkuar por ne duam vetëm të fillojë mësimi” ka thënë Sheholli.  

Greva e arsimit ka hyrë në ditën e 26 që nuk fillon mësimi në shkollat e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.