
Prishtina pritet të vëzhgohet nga kamerat
Komuna e Prishtinë do të bëjë vendosjen e kamerave në disa pjesë të kryeqytetit.
Për këtë gjë, kjo Komunë ka përfunduar edhe aktivitetin e prokurimit, raporton Gazeta10.
Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës ka përzgjedh kompaninë që do të bëjë montimin e kamerave dhe për këtë gjë do të paguajë 412 mijë e 804 euro.

Ndërkaq, Komuna kishte parashikuar të shpenzojë trefishin e shumës që është kontraktuar kompania fituese, pra Komuna kishte ndarë 1 milion e 350 mijë euro.
Kontrata me kompaninë fituese do të jetë në kohëzgjatje prej 3 vitesh. /GAZETA10/