
Prishtina është kampion i Superkupës së Kosovës në basketboll pas fitores që e arritën kundër Trepçës me shifrat 73-54.
Në këtë ndeshje pati incidente të shumta mes tifozërive të të dyja klubeve, ku u desh të intervenonte edhe Policia e Kosovës.
Policia nxori të gjithë të pranishmit nga Pallati i Rinisë dhe pas një ore ndeshja rifilloi përsëri.
Në këtë ballafaqim Prishtina u tregua më efikase pothuajse në të gjithë ndeshjen dhe në fund arriti të marrë trofeun e parë këtë edicion.