Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina fiton bindshëm ndaj Dukagjinit

Gazeta10
14 March 2024 - 15:10

Prishtina është rikthyer te fitoret, pasi xhiron e kaluar u mposhtë në Gjilan nga Drita.

Skuadra bardhekaltër nga kryeqyteti triumfoi ditën e sotme ndaj Dukagjinit me rezultat bindës.

Të besuarit e Emmanuel Egbo arkëtuan tre pikë pasi fituan me shifrat prej 5-0.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi me përvojë, Ardian Limani, i cili gjeti rrjetën e golit në

minutën e dytë të ndeshjes.

Tre minuta më vonë, ishte kapiteni Mërgim Pefqeli që shënoi për 2-0, duke goditur rëndë skuadrën e Armend Dallkut që në fillim të ndeshjes.

Edhe golin e tretë e shënoi Pefqeli, mirëpo kësaj here nga pika e bardhë, duke u treguar i saktë para Kenan Haxhihamzës.

Kështu përfundoi pjesa e parë, teksa në pjesën e dytë, Prishtina u hudh përsëri fuqishëm në aksion.

Për 4-0, shënoi me kokë Genc Hamiti, i cili pranoi një krosim të mirë nga ana e djathtë prej mbrojtësit Ramiz Bytyqi.

Shënuesi përsëri ishte i njejtë, mirëpo asistuesi i ndryshëm. Genc Hamiti ishte përsëri në skenë, ku shënoi golin e dytë personal dhe të pestin në ndeshje pas një asistimi të Hasan Hysenit.

Pas kësaj fitore, Prishtina vazhdon të qendrojë e pabezdisur në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë, duke zgjeruar epërsinë e pikëve me Dukagjinin në 6 pikë.

Këta të fundit janë një vend më poshtë, dhe në emrin e tyre kanë 31 pikë të tubuara në 25 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.