
Prishtina e ka mbyllur me epërsi të lartë pjesën e parë të ndeshjes kundër Dukagjinit. Prishtina është duke e mposhtur 3:0 skuadrën nga Klina. Ndeshja po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe i takon javës së 25-të të Superligës në futboll.
Prishtina kaloi në minutën e dytë në epërsi 1:0. Golin me gjuajtje nga afërsia e realizoi qendërmbrojtësi, Ardian Limani.
Prishtina shpejt shënoi edhe golin e dytë. Mërgim Pefqeli realizoi në minutën e pestë. Ai shënoi me kokë pas asistimit të Genc Hamitit. Pefqeli e shënoi edhe golin e tretë. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 42-të për 3:0.