Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina prezanton Fitim Susurin

Gazeta10
02 March 2023 - 19:02

Prishtina të enjten ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofanziv, Fitim Susurit.

Susuri vjen te Prishtina, pas një periudhe të kaluar në Ligën e Parë, te Liria e Prizrenit.

Njoftimin për transferimin e 23-vjeçarit, Prishtina e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

FC Prishtina ka nënshkruar ditën e sotme kontratë me futbollistin nga Prizreni, Fitim Susuri. Mesfushori i avansuar 23-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit, ndërkohë që së fundmi për pak muaj ka qenë pjesë e Feronikelit 74. Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve”, thuhet një njoftimin e klubit.

Prishtina renditet në pozitën e katërt në tabelë në Superligën e Kosovës, me 30 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.