
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se në lagjen “Mati 1” ka probleme me infrastrukturë, në rrugën “Stokholm”, specifikisht ka probleme me kupza, njofton Gazeta10.
Përfaqësuesi i “Banesave të Tregtisë” lagje në rrugën C, ka thënë se këtë problem deri më tani e kanë trajtuar vet dhe se me të përballen tash e sa vite.
“Faleminderit së pari që keni gjetur kohë me ardhë. Arsyeja pse sot ju kemi ftuar është me e trajtu një problematik të cilën e kemi tash e sa vite dhe të cilën deri tash e kemi trajtu vet”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se kjo është lagje e madhe, qytetarët e së cilës ia paguajnë taksat shtetit, por deri më tani nuk ka pasur interesim nga komuna për këtë problem.
“Është rrugë publike, lagjja është goxha e madhe i ka 14 hyrje këtu jemi 25000-3000 banorë dhe i paguajmë taksa komunës, në anën tjetër nuk kemi asnjë investim, asnjë interesim prej komunës, as deri më tani prej pushteti të ri, as prej pushtetit të kalum”, ka shtuar më tej ai. / Gazeta10