
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga dy persona të tjerë në Prishtinë.
Rasti në polici është raportuar të premtën, ndërkohë që nga policia nuk janë dhënë më shumë detaje, raporton Gazeta10.
Policia bënë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë 13.01.2023 – 22:30.Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është iniciuar si “dhunim”./Gazeta10