
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, një person ka mbetur i lënduar nga goditja me thikë që kishte marrë nga një person tjetër.
Të dy personat para rastit kishin pasur një marrëdhënie punëdhënës dhe i punësuar, por pikërisht prishja e kësaj kontrate ka bërë që ata të hynë në konflikt fizik, raporton Gazeta10.
“Prishtinë 26.10.2022-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës, të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin, ndërsa i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër (m/sh/k) i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.” , thuhet në raportin e PK-së.
Lidhur me këtë Policia ka arrestuar edhe babain e të dyshuarit, pasi që i njëjti e kishte ndihmuar djalin e tij për të kryer veprën penale duke i dhënë thikën./Gazeta10