
Po vazhdojnë punimet e Konferencës së Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit në Shkup.
Në këtë konferëncë do të flitet për rritjen ekonomike të rajonit dhe Sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku po i ndjek nga afër këto zhvillime që po ndodhin në takimin e Shkupit, përcjell gazeta10
Nga atje, Sadiku ka dhënë detajet e fundit rreth asaj që po flitet në këtë konferencë.
Ai ka paralajmëruar se pritet të ndodh një takim i Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane James O’Brien me Kurtin dhe Vuçiq.
“Përfaqëuesit i SHBA-së pritet të ketë një bashkëbisedim edhe me kryeministrin e Kosovës edhe me presidentin e Serbisë dhe natyrisht që ta ketë në plan të parë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë nga Shkupit, gazetari Kushtrim Sadiku, raporton gazeta10.
Ai ka thënë se në këtë takim pritet të diskutohet implementimi i marrëveshjes së Ohrit dhe Plani Frano-Gjerman i Brukselit.
Kanal10 do t’iu sjell informacionet me të fundit rreth zhvillimeve në konferencën e BE-së me liderët e Ballkanit në Shkup./Gazeta10/