Gazeta10

Pritet shtrenjtimi i biletave të autobusit, reagojnë opozita dhe qytetarët

Krizës së rritjes së vazhdueshme të çmimeve në Kosovë së shpejti pritet t’i shtohet edhe transporti publik në kryeqytet. Nga 40 cent bileta e trafikut urban pritet të shkoj në 50 cent, raporton Kanal 10.

Për këtë paralajmrim ka reaguar Gëzim Sveçla, shef i asablistëve të VV në Prishtinë, duke thënë se Komuna nuk duheet ngutur me këtë vendim.

“E vërtet se ka mungesa të linjave, ka vonesa në linja ekzistuese, në përgjithësi është një keqmenaxhim. kurse, rritja e cmimeve natyrisht se i godet qytetarët. Prandja, edhe njëherë po e përsërisë se Komuna nuk duhet ngutur me këtë vendim. Në shumë vende të botës po shohim që shteti po subvencionon transportin publik me qëllim që mos të ketë rritje të cmimeve të biletave. Njëjët duhet të jetë edhe te ne. Komuna e Prishtinës duhet të veproj”, ka thënë Gëzim Sveçla për Kanal 10.

Anispse komuna e Prishtinës ende nuk ka marrë një vendim, ngritja e çmimit të biletës sipas drejtorit të shërbimeve publike, Lirik Musliu, është edhe kërkesë e Bankës eurpiane për Rindërtim dhe zhvillim.

Sipas tij trafiku urban e ka të pamundur të operojë me koston të cilën e ka.

“Ne vetëm në shtator fillojmë me prokurim pra me procedura për flotën e re andaj një prej kushteve që duhet të plotësojmë është shtrenjëtimi i bletës dhe nënshkrimi i kontratës me një prej operatorëve privat. Nuk ka ende ndonjë vendim final por gjisesi ne jeemi duke e diskutuar…”, ka thënë ndër të tjera tha Musliu për Kanal 10.

Edhe qytetarët nuk e kanë mirëpritur një paralajmrim të tillë duke thënë se kjo do t’ua rëndoj edhe më shumë gjendjen pas rrritjes së çmimeve të shumë produkteve bazë.

“Për familje më të varfëra besoj që do të ndikoj shumë.”, tha një qytetare për Kanal 10./ Gazeta 10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit