Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pritje deri në 3 muaj për t’u pajisur me pasaportë, MPB s’kthen përgjigje

Gazeta10
14 November 2022 - 20:01

Qytetarëve u duhet të presin disa muaj për t’u pajisur me pasaportë, ngase nuk ka material për lëshimin e tyre. Ata janë shprehur të pakënaqur me punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, derisa pritjen kaç të gjatë e kanë quajtur papërgjegjësi institucionale. Ministria e Brendshme nuk ka kthyer përgjigje tash e 3 javë për arsyet e këtyre vonesave, raporton Gazeta10.

Raporti: Bleona Dallaveraj

Kamera: Deurit Shaljani

Besim Rama nga Prishtina ka aplikuar të hënën, për t’u pajisur me pasaportën e Republikës së Kosovës.

Por, atij, do t’i duhet të pres deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm për ta marrë këtë dokument.

Rama ka thënë se pritja deri në fund të muajit janar për pasaportë i paraqet atij probleme, derisa ka kritikuar institucionet për mungesë përgjegjësie.

Edhe Driton Tafallari, po përballët me problemin e njëjtë derisa ka shprehur zhgënjimin e tij, ai ka thënë se ky është problem serioz për qytetarët.

Njëjtë iu është thënë edhe aplikuesve për patentë shofer, e krejt kjo për shkak të mungesës së materialit, përmes të cilit bëhen këto dokumente.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, ka kritikuar këtë situatë të krijuar.  Paraziti ka kërkuar nga ky dikaster të dalë me një informacion zyrtarë.

Ndonëse me këtë problem qytetarët po përballen tash e sa kohë, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer përgjigje televizionit tash e tri javë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.