Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prizren: Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 4 vjet burg për narkotikë

Gazeta10
01 September 2026 - 15:22

Policia ka arrestuar në Prizren një 41-vjeçar, i cili ishte në arrati dhe në kërkim për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim efektiv.

I dyshuari N.K. nga Velezha është dënuar me dy vendime të plotfuqishme për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas arrestimit nga Policia në Prizren, ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.