Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Probleme te Barcelona, dy blerjet e reja mund të largohen gjatë kësaj jave

Gazeta10
10 Gusht 2022 - 16:17

Franck Kessie dhe Andreas Christensen mund të largohen nga Barcelona, vetëm një muaj pas transferimit te kjo skuadër.

Mediumi “ESPN”, raporton se nëse Barcelona nuk arrin që ti regjistrojë këta dy futbollistë deri të shtunën, ata do të largohen si agjentë të lirë.

Kessie dhe Christensen erdhën që të dy te Barcelona si lojtarë të lirë.

Barcelona ka problem me limitin e pagave dhe nuk po mundet që ti regjistrojë transferimet e reja.

Përveç Kessiet dhe Christensenit, Barcelona në këtë afat kalimtar ka transferuar edhe futbolistët si Raphinha, Lewandowski dhe Jules Kounde. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.