Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

‘Problemet e tyre kanë filluar para dy vitesh’ – Zbulohen detaje të reja nga divorci i Besit me Xhensilën

Gazeta10
06 Qershor 2024 - 16:29

Ditën e djeshme, në emisionin “Shqipëria Live”, u komentua pak marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

I ftuar në studio ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj, i cili u shpreh se problemet mes çiftit të njohur kanë nisur dy vite më parë.

Sipas Bakajt, prej një viti aktori dhe këngëtari nuk jetojnë më bashkë. Për sa i përket kërkesës së gjykatës, ai zbuloi më tepër detaje.

“Padia është kthyer mbrapsht sepse mungonin firmat. Kërkesa është bërë nga Xhensila. Bëhet fjalë edhe për një pension ushqimor 150 mijë lekësh, se aq e parashikon ligji.

Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë”, tha ai.

“Është një e vërtetë që janë shumë pranë procesit të divorcit. Akoma nuk është bërë e ditur data e procesit të divorcit”, vijoi më tej gazetari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
13 Qershor 2025
10plus
11 Qershor 2025
10plus
10 Qershor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.