
Analisti politik, Adrian Çollaku thotë se Qeveria e Kosovës në krye me Vetëvendosjen nuk e pranon asnjëherë që gabon.
Sipas tij, lidhur me dështimin e procesit për furnizimin me ushqim për ushtarët e FSK-së është dashur të ketë edhe dorëheqje, shkruan Gazeta 10.
Çollaku ka thënë se Kurti duhet ta shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqendoncin.
“Më herët, Kurti është dashtë që katër-pesë ministra me i çu në shpi, kurgja s’kish ndodh e keqe edhe ministrat ishin bo të papërgjegjshëm. Çka ka ndiku që qasja e Kurtit me i arsyetu në secilin variant”, tha Çollaku.
Këto deklarime Çollaku i bëri në emisionin “Politiko”, ku edhe po diskutohet për problemin e FSK-së për furnizimin me ushqim. /Gazeta10/