
Profesori Olsi Jazexhiu i ka ndërlidhur veprimet e futbollistëve në Prishtinë, por edhe protestat në Shqipëri, si shqetësime të shqiptarëve ndaj shtetit të Izraelit.
Ai këto komente i bëri në POLITIKO në Kanal 10, ku po debatohet për fotografinë e disa futbollistëve kosovarë, derisa intonohej himni izraelit në lojën futbollistike në mes Kosovës dhe Izraelit, e cila ka ngjalllur reagime të shumta në opinionin publik.
Sipas tij, shërbimet intelegjente izraelite kanë ndikim të madh në Ballkan e në veçanti edhe në Shqipëri, ku ka hedhur dyshimet e tij edhe me përfshirjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit që më herët edhe është suspenduar nga kryeministri Edi Rama, pas plasjes së skandalit me lidhjen e saj me biznesmenin Ergis Agaçin.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10