Gazeta10

Procedohet Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, me një status në Facebook ka njoftuar se janë proceduar konsultimet paraprake Projektligji për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët publik, raporton Gazeta10.

Ai ka njoftuar se dy Projektligjet do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike.

“Me qëllim të rregullimit adekuat të kornizës ligjore, projektligji do t’i adresojë problemet të cilat janë shfaqur në praktikë dhe në aspektin ligjor gjatë zbatimit të ligjit në fuqi për Zyrtarët Publik si dhe do të jetë në harmoni me rekomandimet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Të dyja këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike sa i takon të drejtave, profesionalizimin e administratës publike sa i takon shërbimeve dhe qëllimit se përse ekziston administrata dhe padyshim rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. Shërbimeve publike për qytetarët, bizneset dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë qëllimi parësor i rregullimit të administratës ndaj ne besojmë se ky qëllim është adresuar në këto dy nisma ligjore”, ka shkruar ai.

Sveçla poashtu ka thënë se pas miratimit në qeveri e kuvend do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikë së Kosovës.

“Projektligjet do të kalojnë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai./Gazeta10.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë