
Analisti politik, Adrian Çollaku ka akuzuar pushtetin se po e kontrollon televizionin publik.
Për më tepër, Çollaku ka theksuar se VV gjatë periudhës së zgjedhjeve ka prodhuar edhe fake news.
“Fake News-in besoj se e ka shpik partia juaj, Lëvizja Vetëvendosje. Gjatë zgjedhjeve keni prodhu fake news. Ju bashkë me qat televizionin publik që e kontrolloni tash hijnë edhe mediume që i kontrolloni”, ka thënë Çollaku.
Megjithatë, ai ka theksuar se po të kishte mundësi pushteti do të bënte edhe arrestime të gazetarëve.
“Ju me mujt, jo ti po kryeministri edhe me mujtë i shtin në burg. Po ai fatkeqësisht për të e fatmirësisht që ai s’po munet me kap sistemin prokurorial”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/