Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Profesori amerikan: Kosova duhet ta bëjë Asociacionin nëse s’dëshiron shkëmbime të territoreve

Gazeta10
28 February 2025 - 13:00

Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka kërkuar që Kosova të jetë fleksibilie në veprimet e radhës që lidhen me dialogun dhe problemin e pazgjidhur me Serbinë, duke qenë se tashmë në krye të Shtëpisë së Bardhë është Donald Trump.

Ben-Meir ka thënë se nëse Kosova s’do shkëmbime të territoreve, atëherë duhet ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe të bashkëpunojë më Serbinë.

“SHBA-të mund të vendosin sanksione, mund të mos e ndihmojnë Kosovën ekonomikisht, mund t’i bëjnë presion BE që të mos e avancojnë Kosovën , mund të bëjnë presion të konsiderueshëm nëse duan dhe prandaj mendoj se s’mund ta injoroni atë që do SHBA-ja”, ka thënë ai për Radio Evropa e Lirë.

“Asociacioni duhet të formohet. Nëse s’doni shkëmbime territoriale, bëjeni Asociacionin. Bashkëpunonim me Serbinë sepse Serbia ka interesa të mëdha në ato komuna meqë janë me shumicë serbe. Andaj duhet treguar fleksibilitet në këtë drejtim”, ka thënë Ben Meir.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.