Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Projekligji për pagat dhe zyrtarët publik, e politizon administratën publike dhe se i njejti nuk duhet të kalojë në lexim të dytë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky projekligj do ta dëmtojë cilësinë në administratën publike.
“Do ta prishin, do ta dëmtoni cilësinë në këtë administratë publike, e cila do të ndikojë direkt në qeverisjen edhe tuajën edhe në ato të ardhshme”, ka thënë Tahiri.
Më tej ai ka thënë se ai ka thënë se politizimi i administratës publike është shumë i dëshëm.
“Dëmtimi i punës së tyre dhe marrja e një kahje e cila e politizon në mënyrë të skajshme administratën publike, është shumë e dëmshme”, ka thënë Tahiri.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që ta tërheq këtë Projekligj.
“Ju bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë që ta tërheq këtë Projektligj, mos ta kalojë në lexim të dytë”, ka thënë ai ndër të tjera.