Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ka një mosarsyeshmëri të rritjeve në treg, raporton Gazeta10.
Hajdari ka thënë se ligji është elaboru nga një grup punues që ka evidentu një dallim në marzhat e tregut.
“Ky ligj është elaboru përmes një procesi të analizës në treg duke filluar me një grup punues që ka analizuar të gjitha çmimet e produkteve bazë, dhe ky grup mund të ju tregojë edhe si dokument ka sjellur të gjitha evidencat nga tregu dhe të gjitha marzhat në treg dhe marzhat shkojnë deri në 80% për një produkt”, ka thënë ajo.
Tutje, Hajdari ka thënë se këtu nuk po adresohet inflacioni por paarsyeshmëria e rritjeve në treg.
“Ne nuk po adresojmë inflacionin por po adresojmë mosarsyeshmërinë e rritjeve në treg”, ka thënë Hajdari. / Gazeta10