Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prokuroria interviston zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati për përleshjen në Kuvend

Gazeta10
14 July 2023 - 10:43

Me ftesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë intervistuar dy anëtarë kabinetit qeveritar pas përleshjes fizike që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi” brenda prokurorisë, deri më tani janë dëgjuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Mirëpo, sipas këtij burimi, procedurat hetimore janë duke vazhduar si dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka shkruar në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si i dyshuar për ‘sulm’.

Ndryshe, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.