Drejtori turk S.O i VisaMetric është arrestuar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.
Ndaj tij, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Këtë informacion për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj për Gazetën10.
Pasi prokuroria konfirmoi ndalimin e tij dje, njoftoi se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore,”derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”, u tha në njoftim./Gazeta10