Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria për vrasjen në Podujevë: Po punojmë për t’i ndriçuar rrethanat dhe identifikuar të dyshuarit

Gazeta10
11 September 2023 - 16:46

Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka ndërmarrë veprimet hetimore për t’i mësuar rrethanat e vrasjes në Podujevë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj i tha Gazeta 10 se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda doli në vendin e ngjarjes me të pranuar informatën për vrasjen e një burri në mesditë.

“Sipas informatave fillestare, në rrugën “Zahir Pajaziti” Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore”, tha Ulaj.

Aktualisht, ajo tha se “Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”.

Gruaja e viktimës u raporua se mbeti e plagosur. Ajo po trajtohet në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja shëndetësore e saj nuk u bë fort e ditur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.