
Prokuria themelore në Ferizaj në një komunikatë për media ka njoftuar se vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës për ndërtime pa leje të vikendicave, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar, se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin./Gazeta10.