Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prokuroria thotë se provat vërtetojnë se Mustafa mori pjesë në keqtrajtimin e njerëzve në Zllash

Gazeta10
13 September 2022 - 12:50

Seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës në Hagë po vazhdon me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Prokurorja Silvia D’Ascoli ka thënë se provat që janë paraqitur në këtë proces vërtetojnë se Salih Mustafa është përgjegjës përtej dyshimit të arsyeshëm për të gjitha krimet për të cilat akuzohet në katër pikat e aktakuzës, raporton Gazeta10.

“Provat vërtetojnë se ai vet mori pjesë në keqtrajtim dhe mbikëqyri atë në këtë kompleks. Dy dëshmitarë 1679 dhe 3593 e përmenden me emër të akuzuarin si person që merrte pjesë drejtpërdrejtë në pyetjet dhe rrahjet e tyre. Të kujtojmë së pari provat në dëshminë e dëshmitarit 1679, ky dëshmitar pasi u dërgua në këtë kompleks nga ushtarët e BIA-s u mor në pyetje nga komandant Cali, pra i akuzuari Salih Mustafa. Komandant Cali e akuzoi se ishte gënjeshtar, i bërtiti, e mallkoi dhe e qëlloi dhe e rrahu para se ta linte në duart e ushtarëve që e rrahën derisa ai humbi vetëdijen… I akuzuari mori pjesë gjithashtu në rrahjen dhe keqtrajtimin e dëshmitarit 3593, kjo ndodhi pak pasi dëshmitari u dërgua në këtë kompleks, në një stallë. Pak kohë pas kësaj, tre katër vetë e tërhoqën nga stalla e quan në një vend tjetër dhe e rrahën egërsisht”, ka thënë prokurorja.

Sipas prokurores, historitë e dëshmitarëve vërtetonin njëra tjetrën.

Gjatë paraqitjes së deklaratës përmbyllëse, prokurorja ka paraqitur disa fotografi të shtëpive në Zllash të cilat ishin të hapura edhe për publikun.

Seanca po vazhdon me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ndërsa në këtë proces gjyqësor, i cili është drejt fundit, janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.