Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pronarët e hotelit dyshohet se vranë me armë dy persona, plagosën edhe kamerierin

Gazeta10
20 August 2024 - 10:28

Janë publikuar pamje vendngjarja në Velipojë ku mbetën të vrarë dy persona mbrëmjen e djeshme.

Siç raportohet nga mediat në Shqipëri, dy vëllezërit, autorë të ngjarjes Eduard dhe Gezim Frroku pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat.

Ata kanë qëlluar me 6 plumba kundrejt dy personave Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha. Dy të plagosurve u tentua t’u jepej ndihma e shpejtë, por për fatin e keq nuk mundën të mbijetojnë.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I., të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Siç raportohet dy autorët e dyshuar janë Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli aty pranë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.