Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta e gazetarëve bënë bujë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë ato

Gazeta10
31 July 2023 - 15:16

“Gazetarët e Kosovës protestuan të hënën kundër vendimit të Qeverisë për të pezulluar funksionimin e një televizioni privat”, kështu e nis artikullin gazeta prestigjioze “The Washington Post” lidhur me protestën e mbajtur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Media amerikane shkruan se një numër i madh gazetarësh dhe anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në qendër të Prishtinës para ndërtesës kryesore të Qeverisë për të protestuar kundër pezullimit të funksionimit të transmetuesit.

Përvec kësaj edhe media ndërkombëtare prestigjioze “The Associated Press”, ka raportuar për protestën e sotme të gazetarëve në Prishtinë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar mbylljen e Klan Kosovës, për çka thotë se është mbyllja e parë e një media në Kosovë që nga lufta e viteve 1998-1999.

ËP dhe AP raportojnë se javën e kaluar autoritetet kosovare kanë mbyllur median më të madhe privaste në vend me arsye “të parregullsive në regjistrimin e licensës së Klan Kosovës”.

“Gazetari e akuzojnë vendimin e qeverisë si ‘një luftë të hapur dhe të paprecedentë… kundër mediave’, duke u kërkuar pronarëve të Klan Kosovës që të vazhdojnë luftën e saj ligjore në gjykatë”, shkruhet në artikull.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.