Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta e opozitës, Rama: Non Gratat e turpërojnë emrin e Shqipërisë

Gazeta10
15 November 2022 - 10:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar protestën e fundit në Shqipëri, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se Non Gratat po e turpërojnë Shqipërinë.

Më tej, Ai ka thënë se PD është financuar me para ruse dhe ka thënë se ky është një fakt i dokumentuar.

Tutje, Rama ka thënë se është duke u punuar shumë në Shqipëri dhe është duke u transformuar vendi.

“Akuza pa fakte. PD është financuar me para ruse 500 mijë dollar, është një fakt i dokumentuar, është një fakt i zbuluar në media në SHBA. I përqeshur gjerësisht këtu tek ne. Është konfirmuar nga raporti i Shërbimit Sekret Amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serb apo të tjera, janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim nongratash dhe spiunësh për një investim që do të jetë krenari Kombëtare se do të transformojë  Durrësin dhe ekonominë e tij. Do të rris vlerën e pasurive të patundshme. Në të gjithë Durrësin, do të rris vlerën dhe çmimet e hoteleve. Do të rrisë punësimin.”, u shpreh fillimisht Rama.

Tutje, Rama ka thënë se ai është në anën e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare.

“Ne jemi në anën e dinjiteti dhe krenarisë kombëtare. Nuk lë rast pa e lartësuar Shqipërinë, të tjerët Non Gratat e turpërojnë emrin e Shqipërisë. Qoftë edhe me emrin e tyre jo më kur hapin gojën nuk ka asgjë më shumë për të ardhur keq. Bëjnë akuza në hava. Pa asnjë fakt nuk kanë.”, ka thënë Rama. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.