Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta vazhdon në Prishtinë, Haziri paralajmëron protestë në orën 21:00 – Blerina Mustafa raporton nga vendi i ngjarjes

Gazeta10
06 October 2026 - 19:38

Gazetarja e Kanal 10, e cila po raporton drejtpërdrejt nga protesta në Prishtinë, ka bërë të ditur se deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse do të mbahet seancë e Kuvendit.

Sipas saj, situata vazhdon të ndiqet nga afër, ndërsa protestuesit po qëndrojnë në qendër të Prishtinës.

Ndërkohë, organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje protestuesve që të mos hedhin mjete piroteknike, duke kërkuar që protesta të vazhdojë pa incidente.

Haziri ka paralajmëruar gjithashtu se në orën 21:00 do të mbahet një protestë gjithëpopullore.

Ai ka deklaruar se, sipas tij, nëse nuk ka zhvillime lidhur me kërkesat e protestuesve, tubimi do të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.