Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Protestuesit fillojnë të mblidhen në afërsi të fshatit Rudar në veri (VIDEO)

Gazeta10
22 December 2022 - 11:45

Një protestë nga serbët është paralajmëruar sot në orën 12:00 në fshatin Rudar, raporton Gazeta10.

Kjo protestë sipas tyre është organizuar pas kinse “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.

Gazetarja Egzona Shala e cila gjendet në veri të Mitrovicës ka raportuar nga vendngjarja dhe ka thënë se serbët në këtë fshat kanë filluar të mblidhen.

Deri më tani afër 10 autobusë kanë transportuar protestuesit serb.

Edhe KFOR-i është në gatishmëri për monitorim të situatës pasi ka shtuar edhe pjestarët e tij.

Kjo protestë është paralajmëruar se do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë.

Rikujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka mbështetur këtë protestë por ai ka kërkuar nga qytetarët serbët që të ruhet paqja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.