
Përderisa, sot do të filloj gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në një lidhje direkte nga Haga me gazetarin Kushtrim Sadiku kanë folur disa shqiptarë të cilët janë mbledhur për të mbështetur luftën e drejtë të UÇK-së.
Njëri nga qytetarët tha se kishin ardhur nga Frankfurti në Hagë dhe se shpresojnë e besojnë që çlirimtarët ta fitojnë pafajësinë e tyre, shkruan Gazeta10.
“Vina nga Frankurti. Jemi organizuar për të dal ën mbështetje, diku 30 persona. Në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpresojmë dhe dëshirën e kemi që çlirimtarët tanë ta fitojnë pafajësinë e tyre.”, ka thënë qytetari për Kanal10.
Ndërsa një tjetër qytetar ka thënë se ka prejardhje nga Vlora por që jeton në diasporë dhe se ka ardhur për të mbështetur luftën e UÇK-së, duke shtuar se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së./Gazeta10