
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu në një lidhje direkte në Kanal10 ka thënë se bazuar në disa hulumtime të instiutit “Octopus”, në veri po marrin pjesë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.
Ai ka treguar se në këtë protesë protestuesit janë të udhëhequr nga ish-policë serbë jo vetëm që janë të armatosur por as nuk kanë dorëzuar armët e tyre.
“Situata në veri është serioze si dhe tensionuar, por që mobilizimi i forcës së ushtrisë serbe shumë shpesh është lajmruar nga Aleksander Vuçiq dhe nuk ka qenë asgje shqetësuese dhe e vërtetë”, është shprehur ai./Gazeta10