Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Protestuesit ne Zveçan kërkojnë heqjen e flamurit të Kosovës

Gazeta10
29 May 2023 - 9:35

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi e cila gjendet ne Zveçan ka treguar për situatën atje.

Ajo ka treguar se protestuesit që nga orët e hershme të  mëngjesi po qëndrojnë përpara komunës duke pritur kryetarin e ri ku protestuesit të maskuar po kundërshtojnë ardhjen e kryetarit të ri.

“Në Zveçan protestuesit janë të vendosur që nga orët e hershme të mëngjesit të maskuar  në hyrje të komunës duke pritur kryetarin e ri, protestuesit janë të tensionuar herë pas here por tani situatat është e qetë ”, është shprehur ajo.

Gjithashtu protestuesit të cilë janë pranë komunës gjithashtu po protestojn si dhe po festojnë më muzik serbe para komunës.

Ata po ashtu kanë kerkuar heqjen e flamurit të Kosovës i cilë është vendosur para komunës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.