Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PSD-ja me aksion për ligjin e ri të KPK-së: Qeveria dëshiron ta kontrollojë atë

Gazeta10
07 March 2024 - 10:46

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik në kundërshtim të ligjit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës, mbledhja për të cilin po mbahet sot.

Zgjim Hyseni, nga PS-ja bëri thirrje që ky ligj të mos votohet dhe u kundërshtoi atë në çdo pikë.

Ai ndër të tjera tha se qëllim i Qeverisë Kurti është që ta kontrollojë Ligjin Prokurorial.

“Kanë ndërruar manipulimet, pro qëllimi është i njëjtë, ta marrin nën kontroll rendin prokurorial”, u shpreh Hyseni.

Ligji i ri, të cilin Qeveria e Kosovës ka votuar pro vitin e kaluar, ka të bëjë me plotësim ndryshimin për Ligjin Prokurorial.

KPK-ja e ka cilësuar ri-miratimin e Projektligjit si tentativë të re për të cenuar pavarësinë e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.