
Analisti politik, Adrian Çollaku ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka shfrytëzuar moscertifikimin e Listës Serbe për fushatë elektorale.
Çollaku ka thënë se ajo çfarë po bën Lëvizja Vetëvendosje është hipokrizi.
“Tash Lista Serbe që menaxhohet nga Vuçiqi këtë e dijmë krejt. Po tash edhe kjo VV-ja pak është hipokrizi. Pra përpos që presidentin e kanë zgjedh me votat e tyne, përpos që këta kanë fol këtë hipokrizinë e tash ju kanë dalë përgjimet. Po Albin Kurti bën fushatë me këtë pjesë”, ka thënë Çollaku.
Megjithatë ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar analisti, Blerim Gashi.
“Ti the Ahtihsari, Kushtetuta dhe Lista Sërpska. Pse Lista Sërpska?”, ka pyetur Gashi.
“Pse i keni marrë votat e Listës Serbe për me votu presidenten? Pse me Listën Serbe i keni votu veteranët me i heq veteranët nga paga minimale”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/